Kur kanë mbetur edhe 20 dita nga fillimi i Kupës së Botës, Ukraina është duke i bërë presion të vazhdueshëm FIFA-s që ta përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës.
Së fundmi, Federata e Futbollit të Ukrainës i ka dërguar një letër zyrtare FIFA-s që kombëtarja e Iranit të përjashtohet nga ky kompeticion madhor.
Arsyeja pse këta kërkojnë përjashtimin e kombëtares iraniane, është pasi që përveç se po e ndihmojnë Rusinë në luftën në vendin e tyre, ata kanë shkelur edhe të drejtat e njeriut në vendin e tyre, gjë që është në kundërshtim me statutin e FIFA-s.
“Duke marrë parasysh informacionin në media për manifestimet sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran, të cilat mund të shkelin autoritetet dhe rregullat e statutit të FIFA-s”.
Megjithatë, argumenti i tyre kryesor është se Irani po merr pjesë tërthorazi në pushtimin rus.
“Duke pasur parasysh rezolutën 22.31 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe përfshirjen e pretenduar të Iranit në sulmin ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, ne i kemi bërë thirrje FIFA-s që të shqyrtojë përjashtimin e Iranit nga Botërori 2022”, thuhet në letrën e Ukrainës drejtuar FIFA-s
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara