Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se përmes nismës “Open Balkan”, ka siguruar gaz për shkollat dhe spitalet në shumë qytete të vendit.
“Nëpërmjet politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë brenda ‘Open Balkan’, në kohë krize energjetike ne ofrojmë mbështetje aty ku është më e nevojshme, gaz për shkollat dhe spitalet në shumë qytete të vendit”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit ka përshëndetur vendimin e Sërbisë që Maqedonia e Veriut të bëjë përjashtim nga vendet që iu ndalohej eksporti i gazit natyror.
“Kjo është arsyeja pse, pas komunikimit intensiv me kolegen (Ana) Brnabiç, Beogradi zyrtar vendosi të përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror”.
“Unë premtova se do të bëjmë gjithçka dhe se do të punojmë çdo ditë që askush të mos përballet vetëm me këtë krizë. Energjia elektrike, energjia dhe ushqimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë”, shtoi tutje ai.
Ndryshe, edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski, kishte deklaruar se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë për vendin, por stabilitetin e sistemit energjetik ai e shihte në bashkëpunimin rajonal dhe ndihmën brenda nismës së “Open Balkan”.
“Marrëveshja, e cila është ende në përgatitje, që Serbia të na ndihmojë me gaz natyror dhe ne e ndihmojmë me energji elektrike, megjithëse nuk është bërë në kuadër të ‘Open Balkan’, ne e shohim si një shans për stabilitetin energjetik të vendit”, kishte thënë shefi i shteti maqedonas në një intervistë për mediumin “Sloboden Pechat”.
Çmimet e energjisë janë të larta dhe jostabile në të gjithë rajonin. Lëvizjen e tyre e ka shkaktuar fillimisht pandemia e Covid19, ndërsa hov të madh kanë marrë edhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Para së gjithash, kërkesa për gaz natyror është rritur në të gjithë botën. Arsyeja kryesore është se gazi natyror konsiderohet si zgjidhje alternative.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
TeXas-i fal ushtarin amerikan që qëlloi protestuesin e Black Lives Matter
-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE