Anësori i PSV-së Cody Gakpo, ishte një nga lojtarët e lidhur me një transferim të madh gjatë verës dhe forma e tij këtë sezon sugjeron se ai do të jetë sërish një objektiv në janar.
Gakpo, 23 vjeç, ka 13 gola dhe 11 asistime këtë sezon nga vetëm 18 ndeshje, pasi është bërë titullar në vitin 2019.
Man United ishin të etur për të blerë holandezin, me një ofertë prej 60 milionë eurosh, por shpenzoi 95 milionë euro për të sjellë Antony-n nga Ajax.
“Në fund marrëveshja nuk u realizua, gjë që ishte turp për mua dhe zhvillimin tim, dhe sepse Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë, por edhe për PSV-në, sepse transferimi i një lojtari në Manchester United është një gjë e mirë për klubin”, tha Gakpo për The Times.
“Rreth një javë para përfundimit të afatit kalimtar, dhe në atë javë më duhej të vendosja nëse do të shkoja te Leeds apo Southampton. Në fund qëndrova, por ishte një periudhë stresuese”, përfundoi Gakpo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama
-
Ekspozimi i fëmijëve online, “faturë e madhe” – Intervistë e Albanian Post me Edmond Liçajn, ekspert IT
-
Dy ditë pas urdhrit të Gjykatës së Hagës, masakër ndaj civilëve në Rafah: Më shumë se 40 të vdekur
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s vendos sot nëse do t’ia avancojë statusin Kosovës