Autoritetet përfaqësuese ruse në katër zona të okupuara të Ukrainës – Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia – kanë njoftuar të gjithë të martën synimet e tyre për të mbajtur referendume midis 23-27 shtatorit për bashkimin me Federatën Ruse.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”, duke cituar raportimet lokale.
Nxitimi i papritur për të mbajtur një referendum vjen pas kundërofensivës së Ukrainës në lindje të vendit.
Kjo, duke përfshirë një pikë të vogël simbolike në rajonin e Luhansk-ut, i cili kishte qenë plotësisht nën kontrollin e përfaqësuesve rusë.
Janë hedhur dyshime se sa efektivisht autoritetet pushtuese do të jenë në gjendje të organizojnë referendume në një kohë kaq të shkurtër, megjithëse më parë po bëheshin përgatitje.
Disa media ruse kanë raportuar se Putin-i mund t’i drejtohet kombit rus më vonë sot për këtë temë, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga Kremlin-i.
Masa vjen në të njëjtën ditë kur parlamenti rus, Duma, votoi për ashpërsimin e dënimeve për dezertim dhe mosbindje në kohë mobilizimi ushtarak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Anora” i Sean Baker fiton Palmën e Artë në Cannes
-
Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Shteti dhe qytetarët kaluan një test të rëndësishëm
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
SHBA dhe BE bashkojnë forcat për Ballkanin: Mekanizëm kundër dezinformimit dhe propagandës ruso-kineze
Lajmet kryesore
-
SHBA dhe BE bashkojnë forcat për Ballkanin: Mekanizëm kundër dezinformimit dhe propagandës ruso-kineze
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Gërvalla e njofton kongresistin amerikan për “shtrirjen e sovranitetit” në të gjithë territorin e Kosovës