Rama: Përshkallëzimi ishte aspak i arsyeshëm, marrëveshjet janë për t’u zbatuar jo për t’u diskutuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se përshkallëzimi i 31 korrikut ishte aspak i arsyeshëm.
Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.
“Mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim aspak të arsyeshëm. Qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën për të ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit”, u shpreh fillimisht Rama.
Sipas tij, marrëveshjet janë për t’u zbatuar jo për t’u diskutuar.
Rama e përshëndeti vendimin për shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të marrëveshjes për reciprocitetin.
Qeveria e Kosovës njoftoi të dielën në mbrëmje, para futjes në fuqi të masave për ndalimin e hyrjes në territorin e Kosovës për personat me dokumente identifikimi dhe targa rregulluese serbe, se është e gatshme ta shtyjë zbatimin e këtyre vendimeve deri më 1 shtator.
Më pas, pritet heqja e barrikadave dhe vendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
Njoftimit të Qeverisë së Kosovës i ka paraprirë shkëmbimi i mesazheve diplomatike dhe thirrjeve për qetësimin e tensioneve.
Kyçe ka qenë thirrja e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, drejtuar autoriteteve kosovare që të shtyjnë për 30 ditë zbatimin e vendimeve.
Kjo e fundit, ngriti më këmbë udhëheqjen serbe dhe serbët e Kosovës reaguan duke vendosur barrikada në rrugët në veri drejt vendkalimeve Jarinje dhe Bërnjak.
Misioni Ushtarak Ndërkombëtar i Kosovës (KFOR) njoftoi të dielën se situata e sigurisë në veri të Kosovës është e tensionuar, se po e monitoron nga afër situatën dhe se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.
Ata shtuan se misioni i NATO-s është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe paqësor dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të masave të reciprocitetit dhe i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të gjitha çështjet e hapura t’i zgjidhin përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Borrell, i cili është edhe ndërmjetësi kryesor në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ripërsëritur se normalizimi i marrëdhënieve është vendimtar për përparimin e të dyja palëve në rrugën drejt integrimit në BE.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE