Në oborrin e një personi në Kllokot është gjetur një granat dore.
“Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, ka njoftuar policia.
Sipas organeve të rendit, janë evakuuar banorët e kësaj pjese dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i.
“Menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR- i amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan”.
Sipas policisë, granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
AMP arreston një punonjës policie dhe tre të tjerë, për prodhim dhe shitje droge
-
Çfarë do të thotë për Kosovën avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?
-
Italia do të rifillojë financimin e Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, njofton Tajani
-
Helikopteri i Pashinyan bën ulje emergjente, shkak moti i keq
Lajmet kryesore
-
A e ka arritur Evropa pikën kulmore demografike?
-
Shqipëria vijon të jetë top destinacioni mesdhetar për pushimet verore, sipas Indipendent
-
Mitsotakis paralajmëron sërish Maqedoninë e Veriut: Kur tërhiqni litarin, bëhuni gati nëse këputet
-
Çfarë do të thotë për Kosovën avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?