Administratori i deleguar i Inter-it, Giuseppe Marotta, ka folur rreth afatit kalimtar të zikaltërve, duke zbuluar futbollistët me të cilët është mbyllur marrëveshja dhe rreth transferimeve që pritet të ndodhin në klubin e tyre.
Administratori i deleguar i milanezëve u shpreh optimist për firmën me dyshen Lukaku-Dybala, por pranoi se ka ende shumë punë për t’u bërë dhe se te Inter-i kanë edhe një plan rezervë.
“Nuk e di a do ta kemi mbyllur merkaton deri në nisje të grumbullimit, por me siguri Inzaghi do të ketë një pjesë të mirë të titullarëve në dispozicion”, u shpreh Marotta.
“Mkhitaryan dhe Onana prezantohen gjatë kësaj jave dhe po punojmë edhe për Dybalën e Lukakun”.
“I njohim cilësitë e tyre, por nuk janë akoma futbollistë të Inter-it, pasi duhen krijuar kushtet e duhura ekonomike, megjithatë kemi edhe plan B”, shtoi italiani.
Marotta foli më tutje rreth repartit të mbrojtjes të klubi i Inter-it, ku tha se janë në kontakte me mbrojtësin e Torinos, brazilianin Bremer.
“Në mbrojtje është më e lehtë të manovrosh, pasi sulmuesit janë të paktë dhe të shtrenjtë. Bremer po monitorohet, pasi është mbrojtës për skena të mëdha, megjithatë Ausilio dhe Bacin po merren me negociatat”, tha Marotta.
Kujtojmë që drejtuesit e Inter-it janë duke punuar rreth rikthimit të Lukaku-t, derisa ata po përgaditin edhe nënshkrimin me Paolo Dybala-n si futbollist i lirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbyll sytë përgjithmonë legjenda e NBA, Bill Walton
-
Rafa Nadal jashtë French Open, e eliminon Zverev në raundin e parë
-
Duka për kandidaturën e përbashkët me Serbinë: Është interes kombëtar – i shërben edhe njohjes së Kosovës
-
Mirlind Daku shpërthen në lot për grumbullimin në Euro 2024 dhe poston mesazhin e veçantë: Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse