Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka realizuar një aksion në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, ku është konfiskuar një kamion i mallrave, pasi është bastisur një lokal në këtë lagje.
Bastisja ka zgjatur disa orë, me njësitet speciale të shoqëruara nga pjesëtarë të Doganës së Kosovës.
Albanian Post ka provuar të kontaktojë me zëdhënës të policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, por nuk janë përgjigjur.
Derisa media nga Kosova në gjuhën serbe Kossev, ka njoftuar se ka kontaktuar me një nga zëdhënësit e stacionit të veriut, Branislav Radoviç, por ai u ka thënë se “s’kam informacione për aksionin”.
Kurse, zëdhënësi i Doganës ë Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar për Albanian Post se Dogan ishte pjesë e aksionit, porse ka thënë që ishin vetëm në rol asistues dhe nuk mund të japë më shumë detaje.
Derisa policia në vendin e ngjarjes u kanë thënë mediave se nuk janë të autorizuar të japin deklarata rreth aksionit.
Përveç kamionit të konfiskuar dhe kontrollit në marketin në rrugën kryesore në lagje, është kontrolluar gjithashtu edhe një veturë.
Vetura ka pasur tabela të Mitrovicës së Veriut, por, siç bëhet e ditur nga mediat lokale, vetura nuk është konfiskuar dhe as dy personat që kanë qenë në veturë nuk janë arrestuar.
Aksione të njëjtë është raportuar se po zhvillohen edhe në tri lokacione të tjera në qytetin e Shtërpcës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjendet i pajetë një person të ‘Mali i Robit’, dyshohet se është përplasur nga një automjet
-
Vodhi orën 20 mijë euro nga valixhja e udhëtarit, arrestohet punonjësi i Rinasit
-
Kurti kërkoi vazhdimisht ekstradimin e Radojiçiç-it – por krimineli u lejua të largohej nga Banja “pas negociatave”
-
Interesim i lartë edhe në Milano – Shqiptarët e Italisë presin Ramën
Lajmet kryesore
-
Kurti kërkoi vazhdimisht ekstradimin e Radojiçiç-it – por krimineli u lejua të largohej nga Banja “pas negociatave”
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh
-
Furtunë mbi djalin e Netanyahut, pasi ai poston një video të një ushtari që kërcënon ministrin e Mbrojtjes
-
Interesim i lartë edhe në Milano – Shqiptarët e Italisë presin Ramën