Tetë minatorë kanë vdekur dhe mbi 18 janë lënduar, si pasojë e një shpërthimi pas së cilës një pjesë e gropës është shembur dhe minatorët kanë mbetur të bllokuar në minierën e qymyrit “Soko” afër qytetit të Sokobanjës në Serbi.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Minierës dhe Energjetikës, duke njoftuar se të gjithë minatorët e tjerë janë nxjerrë jashtë.
Drejtori i Kompanisë Publike për Eksploatim Nëntokësor të Thëngjillit “Resavica”, Sasha Spasic, tha se aksidenti tragjik në gropë të minierës ka ndodhur pak pas orës katër të mëngjesit në pjesën e vendburimit të minierës lindore të fushës në turnin e tretë, gjatë punimeve të rregullta.
Drejtori i minierës, Drago Milinkoviç, tha se masat e sigurisë që po ndërmerren në minierë janë në nivelin më të lartë, por kësaj radhe ka pasur lëshim të papritur të metanit.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinac, Rodolub Zhivadinoviç, ka bërë të ditur se disa qendra përreth kanë dërguar të gjitha ekipet e tyre për ndihmë, ndërsa disa nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksinacit.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Aleksinac, Goran Vidiç, ka deklaruar për RTS-në se në terren janë katër ekipe shëndetësore.
Ai ka thënë se ka qenë në kontakt me udhëheqësinë e minierës dhe se 49 minatorë kanë qenë në detyrë.
Miniera e Sokos është një kompani publike për nxjerrjen nëntokësore të qymyrit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani diskuton me ambasadorët për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin
-
Baerbock: Kosova i përket Këshillit tonë të Evropës, por të bëjë gjithçka për të siguruar mbështetjen e nevojshme
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese I draftit të BE-së
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese I draftit të BE-së
-
Rama: Vulin nuk meriton asnjë përgjigje për deklaratat antishqiptare
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin