Angazhimi i SHBA-ve ndaj aleancës së NATO-s është “i hekurt” dhe Amerika është e përgatitur të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të NATO-s. Kjo ka qenë deklarata e zëvëndëspresidentes së SHBA-ve, Kamala Harris.
Harris po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin polak Andrzej Duda në Varshavë, ku ajo po demonstron mbështetjen e SHBA-ve për aleatët në krahun lindor të NATO-s.
Harris pranoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar për krimet e luftës të Rusisë lidhur me sulmin në Ukrainë, duke përmendur “mizoritë” e bombardimeve të civilëve, duke përfshirë një spital për fëmijë dhe maternitet në Mariupol të mërkurën.
Absolutisht duhet të ketë një hetim dhe ne të gjithë duhet të hedhim sytë për të vëzhguar.
Nuk kam dyshim se sytë e botës janë te kjo luftë dhe çfarë ka bërë Rusia në lidhje me këtë agresion dhe këto mizori.
Kjo është dita e 15-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.
Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.
Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.
Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pezullohen negociatat për pengjet në Gaza
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten