Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), ka bërë me dije këtë të premte se të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës.
Kjo gjë, saktëson Shoqata, vlen për të gjithë përfituesit, qytetarët dhe institucione shtetërore të Ukrainës.
AAB-ja njofton se kjo masë do të lehtësojë të gjithë ata që do të duan të kontribuojnë me ndihma dhe donacione institucionet shtetërore, organizata jo fitimprurëse dhe qytetarë apo grupe qytetarësh në nevojë, për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga veprimet luftarake të Rusisë në Ukrainë.
Në deklaratën e shkruar nga Shoqata lexohet se “industria bankare, duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në Ukrainë, duke analizuar me kujdes efektet e mundshme që ky konflikt të ketë në ekonominë shqiptare, drejtpërdrejt apo nëpërmjet tregjeve të tjera, mbetet në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës në të drejtën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA dhe BE bashkojnë forcat për Ballkanin: Mekanizëm kundër dezinformimit dhe propagandës ruso-kineze
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Morinë, ndalohet 41-vjeçari nga Serbia: Në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikësh
-
28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik
Lajmet kryesore
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Grenell i kishte propozuar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT