Minxhozi: Kosova e Shqipëria të përkushtuar në zbatimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara në Elbasan
Marrëveshjet e arritur në mbledhjen e fundit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Elbasan, nga deputetët e të dy vendeve po trajtohen me një dinamikë të shpejt për ratifikim.
Për këto 13 marrëveshje, Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e tyre, sidomos për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe ajo për lehtësimin e procedurave për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.
Këtë e ka bërë të ditur, Qemal Minxhozi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, gjatë një interviste për KosovaPress, ku mes tjerash ka bërë të ditur se Komisionet e ndryshme të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë në lidhje të vazhdueshme për të parë se si mund të zbatohen këto marrëveshje edhe në planin legjislativ.
“Me shumë rëndësi ka qenë miratimi i ligjeve që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, që do të thotë se lejet e qëndrimit tashmë për shtetasit e Kosovës në Shqipëri dhe shtetasit e Shqipërisë në Kosovë janë bërë efektive”, ka thënë Minxhozi.
Marrëveshje me rëndësi, sipas ambasadorit mbetet edhe ajo për portin e Durrësit, që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe ekonomisë.
Për Ambasadorin Minxhozi është e rëndësishme vullneti që kanë treguar autoritetet e dyja vendeve, që këto marrëveshje të zbatohen në tërësi dhe mos të ngecin së implementuari si në të kaluarën.
“Kësaj radhe ka një energji të shtuar, ka një komunikim të vazhdueshëm dhe nuk janë të involvuar në këtë rast vetëm qeveritë, por janë edhe parlamentet e dy vendeve, të cilat kanë dhënë një kontribut të vyer në këtë drejtim”, ka shtuar ai.
Ai duke folur edhe për marrëveshjet lidhur me pensionet e Shqipërisë dhe Kosovës, paralajmëron se së shpejti do të arrihen marrëveshjet tjera në fushën e shëndetësisë dhe në sektorin e kulturës.
Diplomati shqiptar, Minxhozi përmendi edhe bilancin tregtar midis Kosovës dhe Shqipërisë, ku thekson se këmbimet tregtare janë 300 milionë euro në vit, 75 përqind në favor të Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë