Banorët e qytetit holandez të Roterdamit nuk janë të kënaqur me planin për të çmontuar përkohësisht urën historike, vertëm për të lejuar kalimin e superjahtit të miliarderit Jeff Bezos.
Një grup vendasish janë organizuar dhe kanë vendosur të hedhin vezë të kalbura në superjahtin e themeluesit të Amazon-it, nëse ky i fundit vendos që ta çmontojë Urën Koningshave, ikonë e Roterdamit.
Mbi 2 mijë e 800 njerëz kanë thënë se do të paraqiten në eventin e titulluar “Hedhja e vezëve në superjahtin Jeff Bezos”. Rreth 10 mijë të tjerë kanë shprehur interes për të ndjekur ngjarjen.
“Po u drejtohem të gjithë qytetarëve të Roterdamit, merrni një kuti me vezë të kalbura me vete dhe le t’i hedhim ato në superjahtin e Jeff-it teska lundron nëpër Roterdam”, thotë organizatori, Pablo Stormann.
Jahti gjigant i Jeff Bezos, 430 milionë eurosh, është shumë i lartë për urën ikonike Koningshaven, e cila daton nga viti 1878 dhe u rindërtua pasi u bombardua nga nazistët në vitin 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kantieri i anijeve që ndërtoi superjahtin me tre shtylla në Alblasserdam, afër Roterdamit, i ka kërkuar këshillit lokal që të heqë pjesën qendrore të urës, në mënyrë që ajo të mund të kalojë.
“Është rruga e vetme për në det,” tha një zëdhënës i kryebashkiakut të Roterdamit për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se Bezos do të paguajë faturën për operacionin.
Megjithatë, media lokale raportoi të enjten e kaluar se autoritetet e qytetit të Roterdamit nuk kanë marrë akoma ndonjë kërkesë për çmontimin e përkohshëm të urës. Kryebashkiaku mohoi të ishte marrë ndonjë vendim.
Bezos, 57 vjeç, është një nga njerëzit më të pasur në botë, pasi e shndërroi librarinë online Amazon në një gjigant të blerjeve globale.
Kur nuk udhëton në det me superjahte, ai mund të gjendet duke u sorollatur në hapësirë me kapsulën e tij Blue Origin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Kina: Ne mbështesim konferencën e paqes me Moskën dhe Kievin
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik