Stil

Do çmontohet një urë e tërë vetëm që të kalojë super-jahti i miliarderit Bezos


Miliarderi Jeff Bezos

Një urë historike pritet të çmontohet në Holandë në javët e ardhshme për të mundësuar kalimin e jahtit super luksoz të miliarderit Jeff Bezos.

Rijnmond dhe The Washington Post kanë mësuar se qyteti holandez ka rënë dakord të çmontojë përkohësisht një pjesë të urës historike Koningshaven për të lënë super jahtin e Bezos të kalojë këtë verë.

Siç mund ta imagjinoni, dizajni i jahtit është i tepruar, me një gjatësi prej 417 metra, dhe është gati të jetë jahti më i madh me vela në botë.

Aktualisht është duke u ndërtuar në portin e Alblasserdam në perëndim të Holandës dhe besohet se kushton rreth 500 milionë dollarë.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë miliarderi, Bezos i cili ka premtuar se do të paguajë gjithçka për shqetësimin që do t’iu shkaktojë autoriteteve në qytetin e Roterdamit.

Anija e cila do përfundojë këtë vit, do të kalojë dhe anijen e pasagjerëve Sea Cloud.

Sipas, Engadget qyteti përfundoi një restaurim tre vjeçar të urës në vitin 2017 dhe u zotua se nuk do ta çmontojë më urën, por marrëveshja e miliarderit e thyen këtë premtim në mënyrë spektakolare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore