Stil

Dua Lipa “magjike” në tepihun e kuq të “Time 100”


Këngëtarja me origjinë nga kosova e popullaritet botëror, Dua Lipa ka bërë të gjithë të kthejnë kokën nga ajo, teksa është shfaqur në tepihun e kuq të “Time 100 Gala”.

Lipa, u paraqit e veshur me një fustan të gjatë argjendi, me mëngë po ashtu të gjata, dhe jo vetëm.

Me plot still, Dua ekspozoi pjesën e dekoltesë, teksa fustani i takonte markës Chanel, shkruan DailyMail transmeton AlbanianPost.

Me flokë pothuajse natyrale të lëshuara, e me grim super të thjesht, Dua u bë pjesë e eventit si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2024, e zgjedhur nga vet Time.

Mbrëmja gala “Time 100” realizohet në kuadër të Samitit Time100.

Lipa është shqiptarja e tretë që u bë pjesë e kësaj liste prestigjioze, duke pasuar Nënë Terezën dhe Rene Rexhepin.

Me pesë nga 10 këngët më të mira në Billboard Hot 100 dhe një rol në filmin e suksesshëm të vitit të kaluar “Barbie”, këngëtarja u përshkrua si një “artiste e arratisjes” nga TIME, duke iu referuar rritjes së saj meteorike gjatë viteve të fundit.

 

Dua Lipa, ylli i parë i kopertinës së “TIME 100”, pjesë e listës së njerëzve më me ndikim në botë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore