Stil

Kim Kardashian, vijon të mbetet inspirim i stilit të veshjes për Bianca Censor-in


Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, përdori ish partneren e burrit të saj, Kim Kardashian si frymëzim të stilit të veshjes edhe një herë.

Censori u shfaq në publik e veshur me një fustan të bardhë të veshur nga ylli i “The Kardashians” kohë më parë.

Bianca, 29 vjeçe, iu bashkua rep artistit, 46 vjeç, teksa morën pjesë në festën e ditëlindjes së Ty Dolla $ign në West Hollywood të mërkurën e 10 prillit në mbrëmje.

Arkitektja, e cila po komentohet pafund për stilin e saj të veshjes, dukej edhe një herë jashtëzakonisht e ngjashme me themeluesen e “SKIMS”.

Bianca Censori, Kanye West.

Kim kishte veshur një pamje pothuajse identike në festën e ditëlindjes së saj të 34-të 10 vjet më parë.

Ajo e veshi fustanin e bardhë disa muaj pasi u martua me Kanye në mars të vitit 2014 në një ceremoni luksoze italiane.

Kim-it iu bashkua bashkëshorti i saj i atëhershëm Kanye dhe një grup miqsh dhe familjarësh të zgjedhur posaçërisht në klubin e natës “TAO” në Las Vegas.

Gjatë mbrëmjes, Kim, e cila ndan katër fëmijë me Kanye West, iu prezantua një tortë ku shkruhej “Mrs West” .

Kim Kardashian, Kanye West.

Gjithsesi, muajin e kaluar, Bianca mahniti shikuesit teksa doli në Los Anxhelos e veshur me një pamje të egër të frymëzuar po ashtu nga Kim.

Bianca ka nxitur shumë reagime me zgjedhjet e saj të jashtëzakonshme të garderobës gjatë vitit të kaluar, ashtu si edhe këtë vit.

Dizajneri i modës Kanye besohet gjerësisht se qëndron pas të gjitha pamjeve të fundit dhe kontroverse të bukuroshes së lindur në Melburn.

Çifti u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në janar të vitit 2023, vetëm disa muaj pasi u finalizua divorci i tij.

Dyshja u martuan në një ceremoni private në Beverly Hills në janar, rreth dy muaj pasi u finalizua divorci i rep artistit me Kardashian.

Mirëpo, ligjshmëria e bashkimit është në pikëpyetje, pasi nuk kanë bërë çertifikatë martese.

Ndryshe, Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt të vitit 2021 pas gjashtë vitesh martesë.

Ish-çifti ka katër fëmijë së bashku – North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Gjatë gjithë romancës së tyre të gjatë, Kanye e quajti Kim “muzën” e tij dhe ai ndikoi shumë në zgjedhjet e saj të modës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore