Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 59 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 13 mijë e 772 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 32 mijë e 933 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 4 mijë e 425 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 168 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një ngritje të lartë të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është shumë e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 14 mijë e 113 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 793 mijë e 554 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë është 0.79 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 8 shkurt 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 384 mijë e 165 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prapë seancë e mbyllur në Speciale, dëshmon dëshmitari i 67-të
-
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama
-
Izraeli ndalon konsullatën spanjolle në Jerusalem që t’u shërbejë palestinezëve të Bregut Perëndimor
-
Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, humb jetën 28-vjeçari
Lajmet kryesore
-
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama
-
Ekspozimi i fëmijëve online, “faturë e madhe” – Intervistë e Albanian Post me Edmond Liçajn, ekspert IT
-
Dy ditë pas urdhrit të Gjykatës së Hagës, masakër ndaj civilëve në Rafah: Më shumë se 40 të vdekur
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s vendos sot nëse do t’ia avancojë statusin Kosovës