Shqipëria

Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, humb jetën 28-vjeçari


Një 28-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim në Tiranë.

Policia sqaron se i riu ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.F.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore