Njohja e patentave për emigrantët rezident nga Shqipëria dhe Kosova është një nga pikat që do të diskutohet në projekt-rregulloren nga Këshilli Federal për lejet e drejtimit në Gjermani.
Kjo kërkesë ka ardhur nga Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit, për miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit.
Një ndër to është dhe konvertimi i patentës nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, në patentë gjermane, pa provime shtesë.
Qeveria gjermane, sipas draftit, ka propozuar për të gjithë emigrantët nga Shqipëria rezidentë atje, njohjen e patentave pa provime në teori dhe praktike për kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
Ndërsa, sa u përket patentave nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM, për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.
Lidhur me Kosovën, kategoritë e parashikuara për konvertim, pa provime shtesë, janë: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
Bazuar në rregullat e deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani, vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1 mijë euro.
Kjo projekt-rregullore pritet të shqyrtohet më 26 janar, në seancën e rregullt të Komisionit për Komunikime Digjitale dhe Transporteve.
Në rast se nuk ka propozime për ndryshime, rregullorja mund të miratohet më 11 shkurt, në seancën plenare të Këshillit Federal.
Marrë nga “Deutsche Welle”, përshtatur për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
-
Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë në Athinë, lihet në burg shqiptari
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Drejtësia e re, Wisner: Është koha të ndërmerrni hapa më të ndërlikuar
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
-
A do t’i miratojë ICC urdhër-arrestet për udhëheqësit e Izraelit dhe Hamasit?
-
Aksioni i Policisë në Veri: Bastisen 6 degë të Bankës Postare të Kursimeve të Serbisë – “zhvilluan veprimtari të kundërligjshme”