Bardhi publikon emrat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit: Zgjodhën të ardhmen
Mesditën e 20 dhjetorit Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat ka bërë publik emrat e 5 mijë e 4 delegatëve që kanë qenë pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të PD-së, të shtunën.
“Shumica e tyre zgjodhi për të lënë pas të shkuarën dhe për t’u drejtuar nga e ardhmja”, deklaroi Bardhi.
Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, të thirrur nga kreu Lulzim Basha, u raportua se pjesëmarrja arriti kuorumin prej 65%.
“Kuvendi ka një total prej 7 mijë e 646 delegatësh. Unë nuk futem në asnjë sistem privat, nuk mbledh të dhëna që kushdo mund t’i ketë për interesat e tij. PD-ja ka institucione dhe cilido që pretendon se ka një rol për të luajtur duhet të jetë brenda institucioneve”, bëri me dije Bardhi.
Si fillim Bardhi lexoi emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
“Edhe pse nuk ka qenë një standard apo traditë e PD-së të publikojë emrat e pjesëmarrësve në Kuvend, pikërisht për t’i shkuar transparencës deri në fund kemi vendosur të bëjmë atë që premtuam, të publikojmë listën e plotë të anëtarëve të kuvendit”, vijoi Bardhi në fjalën e tij.
Bardhi shtoi se votat e Kuvendit të 18 dhjetorit rrëzuan vendimet e asaj të datës 11 të thirrur nga ish-lideri Sali Berisha.
Përveç kësaj ata përjashtuan Berishën nga strukturat drejtuese për shkak të shpalljes së tij si persona non grata nga SHBA-të.
“Shpallja non grata nga qeveria e SHBA-ve është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike të Shqipërisë”, shkruhej në rezolutën e 18 dhjetorit.
Gjithashtu, delegatët demokratë kanë shpallur “nul” vendimet e marra gjatë Kuvendit të thirrur nga Berisha.
Gjatë Kuvendit të këtij të fundit, delegatët pjesëmarrës – 4 mijë e 491 – shkarkuan nga detyra nënkryetarët e PD-së, si edhe Sekretarin e Përgjithshëm.
Gjithashtu me 4 mijë e 446 vota pro shkarkuan kryedemokratin. Ndërsa vendosën që, më 18 dhjetor, të mbahej një Referendum për shkarkimin legjitim Bashës.
Te kjo e fundit morën pjesë 43 mijë e 879 anëtarë të PD-së nga ku 43 mijë e 385 votuan pro shkarkimit të Bashës.
Me anë të këtyre shifrave, Berisha pretendon se Basha e ka marrë ndëshkimin nga anëtarësia e PD-së.
Sa i përket referendumit, Bardhi theksoi se, “nuk ka asnjë të dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar”.
“Më 18 dhjetor ka pasur vetëm një aktivitet politik të PD-së, Kuvendi Kombëtar. Te tjerat janë aktivitete private, që bëjnë listat e tyre, sipas dëshirës së tyre”, shtoi Bardhi.
“Përçarja” e demokratëve filloi pas vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Ky vendim i kryedemokratit erdhi pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Berishën dhe familjen e tij si persona non-grata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak