Berisha mesazh komisionerëve: Në këtë referendum jetik është vota e lirë e anëtarësisë të Partisë Demokratike
“Në këtë referendum jetik është vota e lirë e anëtarësisë të Partisë Demokratike”.
Kështu iu është drejtuar ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komisionerëve një ditë përpara referendumit për shkarkimin e kreut Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook.
“Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim”, thekson Berisha.
Ai e ka mbyllur me mesazhin se me rëndësi përcaktuese dhe absolute është, “transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote”.
Në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha rreth 5 mijë delegatë votuan për shkarkimin e Bashës, si dhe për disa ndryshime statutore. Që të bëhet legjitim shkarkimi i Bashës, Komisioni Rithemelimit të PD-së – funksional deri më 22 mars, sipas Berishës – deklaroi së të shtunë e 18 dhjetorit do të mbahet referendumi për anëtarët e Partisë.
Nga ana tjetër kreu Basha çdo vendim të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit i ka quajtur nul dhe jo legjitime. Prandaj Basha ka shpallur datën 18 dhjetor si të vetmen ditë legjitme të Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Ndërsa, replikat në distancë mes dy figurave të PD-së kanë qenë të vazhdueshme. Berisha nga ana e tij ka deklaruar se më 20 dhjetor do të ketë protestë në selinë blu.
Pikënisjen e kësaj përçarje mes bluve e ka një vendim i Bashës, cili e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, për shkak se ish-kryeministri u shpall si persona non-grata nga SHBA-të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet