Nga data 8 deri më 12 shkurt 2021 priten rritje të prurjeve të lumenjve. Kjo do të vijë si pasojë e reshjeve intensive që do të prekin vendin dhe nga shkrirja e dëborës në zonat malore.
“Në basenet e lumenjve Drin dhe Buna, pritet rritje e ndjeshme e prurjeve. Do të rritet rreziku nga situata e përmbytjeve, në zonën e Nën-Shkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve”, ka njoftuar Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), në median sociale “Facebook”.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM-i sipas llogaritjeve të fundit hidrologjike. Shumica e reshjeve priten të nisin pasditen e ditës së dielë, më 7 shkurt.
Bëjmë me dije se në Bashkinë e Shkodrës, e cila është edhe më e prekura nga situata e përmbytjeve e ditëve të mëparshme, janë nën ujë 3 mijë e 600 sipërfaqje tokë. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 centimetra. Ujësjellësi “Oblika 1”, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Bashkia e Shkodrës në kushtet e ndodhura, në referencë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile ”, ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Njësinë Administrative Ana e Malit dhe Dajç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
U zbuluan nga megaoperacioni i SPAK, përjashtohen nga Policia e Shtetit dy efektivë të lidhur me bandat
-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
-
Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë në Athinë, lihet në burg shqiptari
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin