Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, shprehu sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aritstit shqiptar, Fadil Kraja.
“Ndarja nga jeta e ‘Mjeshtrit të Madh’, Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë”, tha Basha.
Duke ngushëlluar përzemërsisht familjen e dramaturgut, kryedemokrati vlerësoi gjithashtu punën e tij, duke cituar se ajo do të shënjestrojë përgjithmonë kulturën shqiptare.
“Kalimi i tij ndërpret një jetë të pasur e krijuese, e cila do të lërë një gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, përfundoi Basha.
1/2 Ndarja nga jeta e “Mjeshtrit të Madh” Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë. pic.twitter.com/X72h1OO2x4
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 18, 2021
Fadil Kraja ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, ditën e enjte, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e bëri të ditur Teatri Migjeni me anë të një postimi në rrjete sociale, duke njoftuar se homazhet për vdekjen e tij do të zhvillohen më datë 19, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.
Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shqiptar lindi në Shkodër, në vitin 1931.
Ai është fitues i dhjetra çmimeve letrare, veçanërisht në dramaturgji.
Studimet e larta i kreu për Gjuhë-Letërsi, në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.
Pas diplomimit punoi në profesionin e mësuesit, ku kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet.
Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës, ndërsa më vonë punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër.
Kraja është titulluar “Laureat i Çmimit të Republikës”, “Mjeshtër i madh”, dhe “Kalorës i Flamurit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Gonxhja: Bumi në turizëm, mundësi për t’u shfrytëzuar në të gjitha dimensionet
-
Jepen 437 tituj pronësie në Himarë, Rama: Është shfrytëzuar si çështje për interesa politike
-
Pas raportimeve nga Italia reagon Rama: Nuk kam ndryshuar mendje për marrëveshjen me Melonin
Lajmet kryesore
-
Pas raportimeve nga Italia reagon Rama: Nuk kam ndryshuar mendje për marrëveshjen me Melonin
-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Hipoteza e “obligacionit të Ukrainës” e garantuar nga fitimet ruse – presioni amerikan mbi G7
-
AAK me rezolutë në Kuvend: Shkarkimi ose dorëheqja e Kurtit, pastaj shpërndarja e Kuvendit