Futbollisti i Manchester City-t, Raheem Sterling, është i hapur për të pranuar një transferim te klubi i Arsenal-it.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, sulmuesi anësor ka pranuar që të huazohet te rivalët e klubit të tij, pasi që ai tashmë është një rezervist në klubin e Manchester-it.
Gjithashtu edhe klubi i Arsenal-it janë shumë të interesuar për të marrë Sterling-un në formë huazimi.
Sipas burimeve angleze, trajneri i “topçinjëve”, Mikel Arteta, pritet të luajë rol të rëndësishëm në këtë transferim, pasi që këta të dy kanë punuar se bashku në kohën kur Arteta ishte ndihmës trajneri i trajnerit të City-t, Pep Guardiola-s.
Interesime të vazhdueshme për 26 vjeçarin ka shprehur edhe klubi i Barcelonës, por thuhet se Sterling nuk dëshiron të lëvizë nga Premier Liga angleze.
Kujtojmë që Raheem Sterling është pjesë e Manchester City-t që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga skuadra e Liverpool-it për shumën e 64 milionë eurove.
Ai ka zhvilluar 307 ndeshjen në të gjitha garat me skuadrën nga Manchester-i, prej të cilave ka shënuar 116 gola.
Ai gjithashtu numëron edhe 72 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Anglisë, prej të cilave ka shënuar 18 gola.
Vlera në treg e futbollistit me prejardhje nga Xhamajka, llogaritet të jetë rreth 90 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin