Kuqezinjtë kanë arritur rezultatin më të mirë ndonjëherë në kualifikueset e ndonjë botërori apo evropiani.
Skuadra e Edi Reja-s me fitoren përballë Andorrës, kapi kuotën e 18 pikëve.
Fatkeqëisht, ky numër pikësh nuk ishte i mjaftueshëm që Shqipëria të arrijë të paktën kualifikimin në fazën play-off për botërorin ‘Katar 2022’.
Sonte, përballë Andorrës, Shqipëria edhe pse shënoi vetëm një herë, nuk e kishte të vështirë ndeshjen.
Kuqezinjtë dominuan gjithë takimin, por u ndalën disa herë nga fati, duke mos e dërguar topin e rrjetë.
U desh një 11-metërsh, i shndërruar në gol nga Endri Çekici që Shqipëria të arrinte tre pikët.
Shqipëria përfundon vetëm një pikë prapa Polonisë që u mposht nga Hungaria në Varshavë.
Anglia e mbylli grupin e para me 26 pikë, kurse Hungaria përfundon e katërta me 17 pikë
Andorra me gjashtë dhe San Marino me zero e mbyllin tabelën.
Shqipëria do të kthehet në aksion në muajin mars, me shumë mundësi me ndeshje miqësore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Përgatitja për Zgjerim – Kontributet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një konferencë
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë