I rrallë, unik dhe i çuditshëm – këto janë vetëm disa karakteristika të aktorit dhe muzikantit , Jared Joseph Leto, i cili njihet për stilin e tij të veçantë të veshjes, sidomos kur bëhet fjalë për paraqitjet në tepihun e kuq.
Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi, ndërsa ka tërhequr vëmendjen kur u paraqit në premierën e “House of Gucci”, e cila u mbajt në kinemanë “Odeon Luxe” në sheshin Leicester të Londrës në Britani të Madhe.
Ikona e artit, 49-vjeçi, i ka surprizuar fansat dhe të pranishmit e tij, teksa kishte vendosur të vishte një kostum me ngjyrë blu të errët, të cilin e kishte kombinuar me një qantë të veçantë në formë të zemre.
Jared, i cili luan rolin e Paolo Guccit në film, dukej në formë të shkëlqyeshme kur po pozonte në tapetin e kuq me kostumin e tij të guximshëm, i cili përmbante gjithashtu shumë zbukurime.
I njohur për shijet e tij mbi detajet, Jared, veshi edhe një këmishë të bardhë, të cilës i përshtati edhe një varëse verbuese diamanti, shkruan DailyMail.
Ylli i “Suicide Squad” e përmbylli pamjen e tij të mahnitshme me çizme me taka të bardha dhe një unazë diamanti, ndërsa flokët e tij të zeza binin lirshëm mbi supet e tij.
Madje, Leto, dukej shumë në disponim, ndërsa preferoi të shoqërohej me yjet e tjerë të filmit “House of Gucci”, të tillë si; Lady Gaga, Adam Driver e Salma Hayek.
Përndryshe, “House Of Gucci” sjell ikonën e muzikës pop, Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggianit në vitet pas martesës së saj me Maurizio Gucci (rol i luajtur nga Adam Driver), ndërsa ajo punëson një vrasës me pagesë për ta vrarë atë.
Kur Patrizia Reggiani, një e huaj nga fillimet e përulura, martohet me anëtarin e familjes Gucci, ambicia e saj e shfrenuar fillon të zbulojë trashëgiminë e familjes dhe shkakton një spirale të pamatur të tradhtisë, dekadencës, hakmarrjes – dhe në fund të fundit vrasje.
Filmi me regji të Scott nga një skenar i Roberto Bentivegna është i bazuar në librin e Sara Gay Forden – “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” dhe do të shfaqet në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar nga data 26 nëntor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotorr: Plani i Rritjes do të sjellë rezultate në rajon
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik