Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri respektimin e të gjitha masave anti COVID-19, për shkak se situata mund të përkeqësohet edhe në Kosovë si në vendet e rajonit.
“Situata me pandeminë në vendet në rajon dhe më gjerë është përkeqësuar, këto kohët e fundit. Ndërsa, situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë është akoma jostabile, në veçanti duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.
Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në vend, sipas IKSHPK-së mund ta përkeqëson edhe sistemin shëndetësor.
“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, dhe kjo do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor. Andaj, IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu qytetarëve iu bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19.
“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria britanike e bindur: Berisha i përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion – synohen politikanë të tjerë të lidhur me krimin
-
Ekspozimi i fëmijëve online, “faturë e madhe” – Intervistë e Albanian Post me Edmond Liçajn, ekspert IT
-
Dy ditë pas urdhrit të Gjykatës së Hagës, masakër ndaj civilëve në Rafah: Më shumë se 40 të vdekur
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s vendos sot nëse do t’ia avancojë statusin Kosovës