Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor në Kosovë.
Sipas rezultateve përfundimtare, në raundin e parë 17 komuna janë bërë me kryetarë, teksa 21 të tjera do të zgjedhin atë në raundin e dytë që do të mbahet më 14 nëntor.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Rezultatet e nëntë vendvotimeve që ishin në rinumërim, janë dorëzuar vetëm para pak minutave dhe ato janë përfshirë në rezultatin përfundimtar.
Sipas KQZ-së, rinumërimi tregoi se ka pasur vetëm disa gabime të vogla teknike apo njerëzore siç u tha.
Rezultatet përfundimtare të raundit të parë mund të i shihni duke klikuar këtu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kina po përgatit një flotë të gjerë ushtarake për të pushtuar Tajvanin, raporton The Telegraph
-
“Është për të ardhur keq – do të duhej të dërgohej në Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit”, Cramon për dështimin e Kosovës në KiE
-
Piktura e sapo vërtetuar e Caravaggio-s po shfaqet në Madrid
-
Kina nuk i harron aktivistët pro-demokracisë, edhe pse ndodhen përtej kufijve
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse