Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave, ka shënuar fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022, që po zhvillohen në Poreç.
Në ndeshjen e dytë të Grupit 5 në Ligën B, Dardanet U19 kanë shënuar fitore ndaj Lihtenshtajnit, me rezultat 2:1.
Fortesa Berisha ishte protagoniste kryesore në këtë ndeshje dukë shënuar dy golat e fitores, njërin që në minutën e pestë, ndërsa tjetrin e realizoi në të 65-tën.
Kjo është fitorja e dytë e vashave të drejtuara nga Kushtrim Munishi, pasi në ndeshjen e parë e kishin mposhtur Letoninë me shifrat 3:0.
Kosova U19 aktualisht gjendet në vendin e parë në grup, me gjashtë pikë të grumbulluara, ndjekur nga Kroacia me tri pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Dhe, pikërisht ndaj Kroacisë, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në grup, e cila do të jetë përcaktuese për kualifikim në Ligën A, apo fazën e dytë të kualifikimeve.
Kujtojmë që kalimin tutje e sigurojnë vetëm kombëtaret fituese të grupeve përkatëse, derisa edhe një nga gjashtë vendet e dyta do të kalojë tutje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’