Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se pas letër-rreshtimit nga SHKK-ja, për të arratisurin me inicialet I.SH, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, i njëjti është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Kështu bën të ditur për Albanian Post, Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun i SHKK-së, Florent Gashi.
“I njëjti pas arrestimit nga Policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, shpjegoi ai për AP.
Përveç suspendimit të mbikëqyrësit të këtij instituti edhe tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.
“Suspendimi i tyre ka ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Lidhur me rastin, SHKK ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili “do të hetojë rastin në tërësi”.
Ndërkaq, i arratisuri është pranuar në paraburgim të premten e tre shtatorit të vitit 2021, i cili akuzohet për “veprën penale, lëndim i lehtë trupor”.
“Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”, vijon njoftimi
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli shkon edhe më tej në Rafah duke sfiduar opinionin ndërkombëtar
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
-
Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara