Lajme

Kosovë: Arratiset i burgosuri, suspendohet mbikëqyrësi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike


Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se një i paraburgosur është arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, dhe si pasojë e kësaj është suspenduar mbikëqyrësi i këtij instituti.

Përveç suspendimit të mbikëqyrësit të këtij instituti edhe tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.

“Suspendimi i tyre ka ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Lidhur me rastin, SHKK ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili “do të hetojë rastin në tërësi”.

Ndërkaq, i arratisuri është pranuar në paraburgim të premten e tre shtatorit të vitit 2021, i cili akuzohet për “veprën penale, lëndim i lehtë trupor”.

“Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”, vijon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore