Gjatë ditëve të fundit, në rrjetet sociale u përfol për një ribashkim të mundshëm mes këngëtares Nora Istrefi dhe këngëtarit Robert Berisha.
Dyshja udhëtuan në Turqi së bashku me vajzën e tyre, Renee.
Mirëpo, me sa duket një ribashkim mes çiftit nuk është i vërtetë: mes Norës dhe Robertit nuk ka më shumë se respekt dhe miqësi.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herë të 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia se sa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj kauzën që, pas çdo ndarjeje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare”, shkruante Nora.
Më tej, vazhdonte postimi i saj, “Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renee-s, përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona s’ka ndryshuar asgjë, përvese raporteve korrekte miqësore”, përfundoi Nora.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbreti Charles bëhet mbrojtës i ish-shkollës së tij skoceze të përshkruar në “The Crown” si “ferri absolut”
-
Ndalimi i telefonave inteligjentë për fëmijët “ia vlen të merret parasysh”, thotë raporti anglez
-
Llucija, pastiçeria që për çerek shekulli ëmbëlsoi jetët e prishtinasve
-
Melinda French Gates shfaqet si rrallë herë me djalin Rory në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse