25 mijë e 805 familje me 102 mijë e 958 anëtarë kanë përfituar ndihma sociale nga shteti në tre mujorin e dytë të vitit 2021 bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Ndërsa nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 496 familje.
Në tre mujorin e dytë të këtij viti, gjithnjë sipas të dhënave të ASK-së, vërehet një rënie e vogël e përfituesve të ndihmave sociale. Në janar të këtij viti 25 mijë e 768 familje kanë përfituar ndihmë sociale, në shkurt 26 mijë e 120, ndërsa në mars 26 mijë e 298, që edhe përmbyllet tre mujori i parë i vitit.
Ndërsa në muajin prill kanë përfituar 26 mijë e 33 familje, në maj 25 mijë e 921 dhe në qershor 25 mijë e 805.
Qyteti me më së shumti familje që përfitojnë ndihma sociale vazhdon të mbetet Mitrovica, me 2 mijë e 345 familje me 9 mijë e 668 anëtarë.
Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: “nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 144 mijë e 587 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 mijë e 403 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 606 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 74 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 mijë e 168 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë e 205 përfitues”.
“Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 607 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë e 790 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 983 përfitues”.
“Nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2 mijë e 602 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 416 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 37 mijë e 892 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 934 përfitues”.
Bazuar në ndarjen e buxhetit nga Qeveria e Kosovës, 370 milionë euro shkojnë për ndihma sociale dhe kategori të ndryshme që përfitojnë nga buxheti i shtetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli shkon edhe më tej në Rafah duke sfiduar opinionin ndërkombëtar
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
-
Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara