Lajme

Kosovë: Qeveria shtatë milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve


Mbledhja e Qeverisë

7 milion euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për lehonat dhe shtesat e fëmijëve. Ky vendim është ndërmarrë në mbledhjen e së mërkurës ku gjithashtu janë marrë edhe një sërë vendimesh tjera, duke kaluar disa projekt-ligje të rëndësishme të cilat kanë implikime shuma të larta buxhetore.

Në këtë mbledhje kanë qenë gjithsejtë njëzet pika të rendit të ditës.

Është bërë plotësim-ndryshimi i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.

Ky ndryshim sipas propozuesit është në funksion të përmbushjes së njërës nga prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.

Po ashtu, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

10.43 milionë euro mbështetje prodhuesve vendor

Qeveria ka marr vendim të ndaj 10.43 milionë euro për mbështetjen e prodhuesve vendor me qëllim të mundësimit të investimeve të reja, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive.

Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financiar që e kanalizon kapitalin e diasporës drejt investimit për ndërtimi dhe zhvillimi të ekonomisë së vendit.

Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021.

12 milionë euro në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë

Vendim tjetër i ndërmarr nga Qeveria është ai i ndarjes së 12 milionë euro për zbatimin e masave 3.1, 3.4 dhe 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Këto masa sis ministrit Murati, kanë për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë.

1 milionë euro janë parapa kupon ushqimi për familjet në nevojë.

Gjithashtu, janë parapa të ndahen 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës.

Qeveria ka marr vendim që të ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit.

Konfiskimi i Pasurisë së Pajustifikueshme

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji që do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Pasuria e përfituar nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet tani qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate.

Ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje

Ka kaluar në Qeveri edhe projektligji i cili do t’iu mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje; dëshmitarë të dhunës, të dhunës në baza gjinore; të cilitdo lloj të dhunës seksuale; të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të mitur; fëmijëve që jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; personave të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përben diskriminim, si dhe, personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Është miratuar gjithashtu edhe propozimi që të kërkojë shpërndarjen e dividentës në vlerë 30 milionë euro nga dy ndërmarrje publike, KOSTT-i dhe KEK-u.

Sipas Qeverisë është bërë e ditur se KOSTT-i duhet ta shpërndajë dividentën në vlerë prej 20 milionë euro, ndërsa KEK-u 10 milionë euro.

Qeveria ka thënë se mjetet nga ndarja e dividentës duhet të transferohen në buxhet të Kosovës më së largu deri më 6 tetor.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës e ka filluar duke folur për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Ai ka thënë se gjendja shoqërore është e jashtëzakonshme dhe se është treguar një indiferencë si nga institucionet po ashtu edhe nga vet shoqëria.

“Me formën më të rëndë dhe më mizore u shfaq dhuna mbi vajzën, mbi gruan, mbi Marigonën, së cilës ia dhamë lamtumirën e fundit dje”.

Vdekja e jashtëzakonshme e saj ka vë në pah pafuqinë tonë.

“Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat dhe na bien fuqitë”.

Tutje Kurti ka thënë se Marigonën e njohëm vetëm pas vdekjes së saj.

“Viktimën ne njohëm nga humbja e saj, nga dhuna që u ushtrua mbi të kurse të dyshuarin për vrasjen e saj nga biografia e tij”.

Ne s’duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me edhe me emra të tjerë vajzash e grash, viktima të sjelljes barbare”.

Kurti ka thënë se ngushëllimet e rasteve të vdekjeve të tilla mizore i takon secilit qytetar derisa përgjegjësia tërë trupës shoqërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore