Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, ambasadorja, Oana Kristina Popa, dhe kryenegociatori, Zorka Kordić, nënshkruan të martën Marrëveshjen për Mbështetjen Financiare të Bashkimit Evropian (BE), për sektorin e shëndetësisë.
Grandi prej 9.5 milionë Euro i BE-së, ka për qëllim mbështetjen e sektorit shëndetësor pas përfundimit të krizës aktuale shëndetësore. Gjithashtu synon forcimin e qëndrueshmërisë së tij ndaj kërcënimeve të në të ardhmen.
Ky grand përfshin investime në infrastrukturë, pajisje dhe kapacitete njerëzore të sistemit shëndetësor malazez, për të kontrolluar dhe adresuar çështjet e sigurisë shëndetësore.
Ambasadori Popa theksoi se mbështetja e BE-së do të sjellë përfitime afatgjata në sistemin shëndetësor malazez dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara për qytetarët.
Kordić u shpreh se perspektiva evropiane e Malit të Zi u forcua nga një mbështetje e strukturuar dhe e vlefshme për sistemin shëndetësor të vendit.
Kjo marrëveshje financimi parashikon prokurimin e pajisjeve PCR që analizojnë një numër të madh të mostrave për zbulimin e COVID-19. Kjo do të rrisë kapacitetet e Qeverisë për testimin dhe ndjekjen e Coronavirus-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuçiç takon Patriarkun serb e Dodik-un: Po përpiqen të na ndajnë tërësisht nga Kosova, kurrë s’e pranojmë të pavarur
-
Taravari: Të premten tjetër pritet të kemi marrëveshjen finale për qeverinë e ardhshme
-
Osmani në Komitetin e Ministrave të KiE-së: Anëtarësimi i Kosovës kontribuon në stabilitetin rajonal
-
Ballkani Perëndimor e mbështet anëtarësimin në BE, por qytetarët janë skeptikë për seriozitetin e unionit
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten