Tokyo 2020

Tokio 2020, Feryal Abdelaziz fiton të artën në kumite për femra +61 kg


Egjiptiania, Feryal Abdelaziz ka arritur të fitojë medaljen e artë në karate për femra në garën kumite +61 kg.

Ajo mundi në finale azerbajxhanësen Iryna Zaretska, e cila është kampione evropiane dhe botërore për kategorinë -68 kg.

Medalja e bronzit shkoi për Gong Li e Kinës dhe Berultseva Sofya e Kazakistanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore