Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për themelimin e Institucion të Operas.
“Kosova ka nxjerrë përherë artistë të mëdhenj që kanë shklëlqyer në skenat botërore, por ngritja e këtij institucioni është një hap i madh përpara për ta prekur më nga afër artin e kulturën”, ka shkruar ministrja e Shqipërisë.
Elva Margariti ka përgëzuar shtetin e Kosovës, që së bashku me opozitën e themeluan me sukses këtë institucion të ri kulturor që ajo beson se do të jetë “Bashkëpunëtori jonë më i ngushtë”, për të përcjellë të “bukurën te publiku”.
Me 75 vota për, të hënën u themelua insitucioni i Operas në Kuvendin e Kosovës, së bashku me votat e opozitës.
“Kosova është vendi i fundit në Evropë që krijon një strukturë të tillë. Me një aktivitet të bujshëm koncertal duke përfshirë premiera koncertale dhe kompozime të Operës nga vitet ’50, profilet e Operës kanë vazhduar të zhvillohen pandërprerë”, shkroi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila drejtohet nga ministri Hajrulla Çeku.
MKRS-ja shkroi se Qeveria e Kosovës ka vendosur themelimin e Operës si një nga prioritetet kryesore në programin e qeverisë dhe se urojnë “komunitetin muzikor dhe artistik për krijimi i këtij institucioni me rëndësi të madhe për artin në vendin tonë.”
“Opera është një nga strukturat më të larta të veprimtarisë artistike ndërdisiplinore, dhe si e tillë, është një nga masat më të rëndësishme për zhvillimin e kulturës së një vendi”, përfundoi MKRSJ-ja.
Kryeministri Albin Kurti bëri thirrje që çështja e edukimit estetik të mos i lihet tregut të pamëshirshëm të prodhimeve komerciale, por të kultivohet shija e lartë artistike, arsye kjo për të cilën edhe është ndërmarrë themelimi i Institucionit të Operas në Kosovë.
“Ndërmjetësuesi mes shpirtërores dhe ndjesores, kjo muzikë që shpesh e kanë quajtur edhe si produktin më elegant të fuqisë abstrahuese të mendjes njerëzore, këtu te ne ka qenë e pamundur të përjetohet së bashku nga publiku artdashës në një teatër që përmbushë kushtet për performanca të kësaj natyre”, tha kryeministri Kurti.
Ndëra deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, dhe profesori Ardian Gola, tha se është e nevojshme që ky institucion i lartë artistik të formohet, pasi në Kosovë në mungesë të arsimit, shijes e edukimit estetik “jemi fundos nga vullgu”.
“Konsiderojmë që ky institucion është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kulturën në përgjithësi në Kosovë, dhe veçanërisht për muzikën. Andaj ne i rekomandojmë këtij kuvendi që të miratojë tutje me votim këtë vendim”, u shpreh Ardian Gola
Tutje deputeti i VV-së ishte kritik ndaj vetëdijes kulturore dhe vullgaritetit mbizotërues muzikor që karakterizon skenën publike dhe tha se institucioni i operas i kontribun “ndritjes së vetëdijes estetike, rafinimit të shijes, dhe për ti ikur kiçit”.
Kjo hapësirë artistike do të jetë e qasshme për publikun kosovar, por edhe nga komunitete artistike-operistike nga Shqipëria e Rajoni, tha Kurti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Texas-i fal ushtarin amerikan që qëlloi protestuesin e Black Lives Matter
-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE