Dy herë kampioni i botës, kinezi Zou Jingyuan, arrin të bëhet edhe kampion olimpike.
Kampioni i viteve 2017 dhe 2018, sot kishtë një paraqitje mjaft të mirë në rrugën për të artën.
Ai arriti që me 16.233, të përfundonte i pari në këtë kategori.
Gjimnasti kinez ishte më i mirë se kundërshtarët e tij në paralele.
Në vendin e dytë përfundoi gjermani Lukas Dauser me 15.700.
Kurse, e bronzta shkoi për Ferhat Arican të Turqisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com