Euro 2024

Euro 2024: Belgjika tregon forcën ndaj Rumanisë


Kombëtarja e Belgjikës ka marrë pikët e para në Euro 2024 pasi ka mundur 2-0 Rumaninë mbrëmjen e kësaj të shtune.

“RheinEnergieStadion” në Këln priti ndeshjen e raundit të dytë në Grupin E mes Belgjikës dhe Rumanisë. Belgët kishin humbur 1-0 nga Sllovakia në raundin e parë, ndërsa rumunët kishin mundur 3-0 Ukrainën.

Belgjika kaloi herë në avantazh me golin e Youri Tielemans, me mesfushorin e Aston Villa-s që realizoi me një gjuajtje të fuqishme pas një asisitmi nga Romelu Lukaku.

Tielemans shënoi golin më të hershëm të Belgjikës në turnetë e mëdha (Kupa e Botës dhe Kampionati Evropian), me 73 sekonda.

Goli i dytë i belgëve erdhi në minutën e 79, kur një i shkelmuar fortë përpara nga portieri i Belgjikës, Coen Casteels u kthye në asist pêr Kevin de Bruyne.

Fitorja i sjellë Belgjikës pikët e para për Euro 2024-ën dhe i mban në garë për një kualifikim të mundshëm në 16-she.

Rumania, edhe pse humbi, përsëri ka shanse të mëdha për të qenë pjesë e raundit të 16-të në Euro 2024.

Situata në Grupin E

Si asnjë tjetër në Euro 2024, Grupi E i ka të gjitha ekipet me nga tri pikë pas dy xhirove të para.

Belgjika dhe Rumania qëndrojnë më sipër për shkak të golavarazhit, ndërsa Sllovakia dhe Ukraina i ndjekin.

Siç shkuan gjërat në këtë grup, ndeshjet e treta do të vendosin skuadrat e kualifikuara dhe ato të eliminuara.

Më 26 qershor, ora 18:00, do të luhen dy takimet e fundit nê Grupin E: Ukrainë – Belgjikë dhe Sllovaki – Rumani.

Statistikat e ndeshjes

Notat e lojtarëve (sipas Whoscored)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore