Sport

Waldemar Anton i thotë ‘po’ Dortmund-it


Waldemar Anton

“Sky Germany” dhe “Kicker Magazine” tani po raportojnë se kapiteni i Stuttgart, Waldemar Anton ka vendosur të transferohet te Borussia Dortmund.

Gazetari italian i transferimeve, Fabrizio Romano gjithashtu pretendon se qendërmbrojtësi 27-vjeçar ka zgjedhur BVB-në në vend të Bayer Leverkusen-it.

Tani ka përditësime të raporteve që dolën në fillim të javës në lidhje me transferimin e kapitenit të skuadrës së Stuttgart-it, Anton.

Pavarësisht se flitet se kampionët gjermanë Bayer Leverkusen ishin më afër blerjes së qendërmbrojtësit, tani duket se 27-vjeçari do t’i bashkohet Borussia Dortmund-it. Kjo është raportuar nga “Sky Germany” dhe botimi i njohur gjerman i futbollit, “Kicker Magazine”.

Të dy burimet theksojnë se një ekzaminim mjekësor është ende në pritje. Për më tepër, konfirmimi zyrtar mund të mos vijë përpara përfundimit të rrugëtimit të kombëtares gjermane në Kampionatin Evropian.

Anton do të zëvendësojë qendërmbrojtësin e larguar të BVB-së, Mats Hummels. Dortmund-i pagoi klauzolën e lirimit në kontratën e tij aktuale që arrin rreth 22 milionë euro.

Pas Hannover 96 dhe Stuttgart-it, Dortmund-i do të jetë stacioni i tretë i Anton-it në futbollin profesionist gjerman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore