Euro 2024

Belgjika vetëm 45 minuta larg pikëve të para në Euro 2024


Belgjika e ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 pjesën e parë të takimit të kësaj të shtune në Grupin E përballë Rumanisë.

“RheinEnergieStadion” në Këln po pret ndeshjen e raundit të dytë në Grupin E mes Belgjikës dhe Rumanisë. Belgët kishin humbur 1-0 nga Sllovakia në raundin e parë, ndërsa rumunët kishin mundur 3-0 Ukrainën.

Gjithçka në këtë pjesë të parë u vendos nga goli i hershëm i Youri Tielemans, me mesfushorin e Aston Villa-s që realizoi me një gjuajtje të fuqishme pas një asisitmi nga Romelu Lukaku.

Tielemans shënoi golin më të hershëm të Belgjikës në turnetë e mëdha (Kupa e Botës dhe Kampionati Evropian), me 73 sekonda.

Fitorja, edhe pse ka ende 45 minuta për t’u luajtur, i sjellë Belgjikës pikët e para për Euro 2024-ën dhe i mban në garë për një kualifikim të mundshëm në 16-she.

Rumania, edhe pse po humbet, përsëri ka shanse të mëdha për të qenë pjesë e raundit të 16-të në Euro 2024.

Notat e lojtarëve (sipas Sofascore)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore