Janë hequr tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master në universitetet publike, duke filluar nga viti akademik 2021/22.
Këtë lajm përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur organizata studentore “Studim Kritikë Veprim (SKV)”.
Kjo organizatë ka njoftuar së kësaj kërkese ju është përgjigjur zëvendësministri i asimit, Dukagjin Pupovci, i cili ka konfirmuar që studentët e nivelit Bachelor dhe Master do të lirohen nga pagesat semestrale me rastin e regjistrimit të semestrit për herë të parë.
SKV thotë se kërkesën për heqjen e të gjitha tarifave për shkollim duke filluar nga viti akademik 2021/2022 e kanë dërguar të martën Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
“Arsimi i lartë publik pa pagesë ka qenë një nga prioritetet kryesore të SKV-së që nga themelimi i saj. Që nga viti 2010 kemi kërkuar që një kërkesë e tillë të realizohet, por studentët nuk ishin asnjëherë prioritet i qeverive të kaluara”, thuhet në njoftim.
Kurse në përgjigjen e zëvendësministrit, Pupovci dërguar organizatës SKV, ju bën thirrje studentëve që t’i kryejnë me kohë të gjitha obligimet.
“Në këtë mënyrë, të gjithë vihen në pozitë të barabartë dhe, njëkohësisht, nxiten që t’i kryejnë me kohë obligimet e tyre në mënyrë që të mos shpenzojnë kot për përsëritje të panevojshme të semestrave”, ka shkruar Pupovci.
Pupovci tutje ka bërë të ditur se “Jemi duke analizuar mundësinë që edhe studentët e doktoratës t’i lirojmë nga disa pagesa që nuk janë në konformitet me praktikat ndërkombëtare dhe rajonale”.
Mirëpo, pagesat administrative do të vazhdojnë të paguhen nga studentët.
“Kur bëhet fjalë për pagesat administrative (aplikimi me rastin e regjistrimit në Universitet, lëshimi i dokumenteve duplikat, ndërrimi i programit të studimeve, etj.) ato mbeten sepse bëjnë pjesë në kategorinë e shërbimeve që nuk kanë një dinamikë të përcaktuar dhe mund të kërkohen disa herë”.
Ndërsa, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ende nuk ka përfunduar procesin e akreditimit të universiteteve publike dhe kolegjeve private. Kjo vonesë po arsyetohet me faktin që Bordi i këtij institucioni është kompletuar vetëm një muaj më herët dhe se për shqyrtim janë një numër i madh i aplikacioneve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjendet i pajetë një person të ‘Mali i Robit’, dyshohet se është përplasur nga një automjet
-
Vodhi orën 20 mijë euro nga valixhja e udhëtarit, arrestohet punonjësi i Rinasit
-
Kurti kërkoi vazhdimisht ekstradimin e Radojiçiç-it – por krimineli u lejua të largohej nga Banja “pas negociatave”
-
Interesim i lartë edhe në Milano – Shqiptarët e Italisë presin Ramën
Lajmet kryesore
-
Kurti kërkoi vazhdimisht ekstradimin e Radojiçiç-it – por krimineli u lejua të largohej nga Banja “pas negociatave”
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh
-
Furtunë mbi djalin e Netanyahut, pasi ai poston një video të një ushtari që kërcënon ministrin e Mbrojtjes
-
Interesim i lartë edhe në Milano – Shqiptarët e Italisë presin Ramën