Të premten e 11 qershorit, Darnella Frazier, u nderua me Çmimin Pulitzer. Ajo është adoleshentja që filmoi dhe xhiroi momentin e vdekjes së George Floyd në maj të vitit 2020.
Frazier, 17 vjeç në kohën e incidentit, u vlerësua për guximin që pati për regjistrimin e vrasjes së George Floyd. Kjo vdekje nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në të gjithë botën.
Sipas Bordit të Çmimit Pulitzer, kjo video theksoi rolin thelbësor të qytetarëve në kërkimin drejt të së vërtetët dhe drejtësisë.
Video shfaq oficerët e policisë së Minneapolis-it që mbështesnin Floyd në tokë për disa minuta. Këtu marrin shkas fjalët e tij të famshme “nuk mund të marr dot frymë”.
Video u shpërnda në të gjithë botën dhe solli protesta masive në të gjithë SHBA-të dhe në vende të tjera kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik.
Organizatat mediale gjithashtu fituan çmime për pasqyrimin e tyre të protestave që shpërthyen nga videoja. Përfshirë këtu, Associated Press dhe Star Tribune të gazetës Minneapolis.
Derek Chauvin, oficeri që u gjunjëzua në qafën e Floyd, u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë pa dashje, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë në prill. Frazier dëshmoi gjatë gjyqit, teksa u shfaq video e saj.
Marrë dhe Përshtatur nga Deutsche Welle për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
CNN: ICC kërkon urdhër arresti kundër Sinwar dhe Netanyahu-t për krime lufte
-
Kondov: Baza e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Serbisë është procesi i dialogut
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Drejtësia e re, Wisner: Është koha të ndërmerrni hapa më të ndërlikuar