Të paktën 25 persona-përfshirë një oficer policie- janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro, sipas mediave lokale.
Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në një favela në zonën Jacarezinho të qytetit.
Policia Civile nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre.
Dy pasagjerë në një tren të metrosë u goditën nga plumbat, por mbijetuan.
Policia Civile në qytet konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, inspektorit të policisë Andre Leonardo de Mello Frias.
Sipas lajmeve lokale, banda e shënjestruar përfshihet në trafik droge, mugging, vrasje dhe rrëmbime.
Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit. Zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.
Forcat e sigurisë në Brazil shpesh janë akuzuar për përdorim të tepruar të forcës kundër popullatës civile gjatë operacioneve anti-krim në qytetet e mëdha.
Një vendim i gjykatës qershorin e kaluar kishte kufizuar veprimin e policisë në lagjet e varfëra të Rio-s gjatë pandemisë, nëse nuk konsiderohej thelbësore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Krenar për Shqipërinë, turi i diasporës ‘zbarkon’ në Milano
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh
-
Hamasi thotë se ka marrë peng disa ushtarë izraelitë, IDF e mohon
-
Një vit nga fillimi i tensioneve më të mëdha në Veri, kryetarët e përshkruajnë si tejet të vështirë atë ditë