Sport

50 – dikur kishte aq para në xhep, sot përfshihet në aq gola çdo sezon


“Fle me topin apo me gruan tënde?” kjo ishte pyetja që ish-trajneri i Sporting Lisbo, Jose Peseiro ja drejtonte Bruno Fernandes-it.

Një pyetje jo e denjë për një njeri që gjithë jetën ja kishte kushtuar famijes dhe futbollit të tij.

Duke parë rritjen e mrekullueshme që 26 vjeçari ka pasur që kur iu bashkua Manchester United-it në janar të vitit 2020, është e quditshme të mendosh që para tetë vitesh, Boavista, një skuadër në ligën e tretë portugeze e shiti atë.

Pa luajtur ende asnjë ndeshje profesionale në Portugali, Bruno u transferua te skuadra e Serie B, Novara.

Ishte një start i pafat për një lojtar që ka shënuar më shumë se çdo lojtarë tjetër që nga transferimi i tij në Premier League, duke qenë i përfshirë në 54 gola më këtë periudhë, 11 më shume se vendi i dytë në këtë aspekt, Harry Kane.

Fernandes udhëtoi për në Novara, ai e bëri këtë me 50 euro të futura në valixhen e tij si ndihmë e mamasë në rast emergjence.

Kjo gjë u lidh me faktin që Bruno do merrte pagë minimale në klubin e tij të ri.

Por, edhe në ato momente, ata që e njihnin Fernandes-in, nuk kishin dyshim që gjëra më të mira do të vinin.

I lindur në Maia, në periferi të Porto-s, talenti i Fernandes u vërejt herët nga Boavista, e cila edhe e transferoi herët, që në moshën dhjetë vjeçare.

Një ndër rivalët e tij të hershëm ishte Goncalo Pacienca, tashmë sulmues i Kombëtares portugeze të futbollit.

Pacienca luante për rivalët e Portos, dhe betejat kundër shokut të tij i nisi në fusha me baltë.

“Bruno nuk ishte ky Bruno që është sot”, shprehet Pacienca për BBC sport.

“Por” vazhdon sulmuesi aktual i Schalke-s, “ai gjithmonë ka luajtur mirë në çdo pozicion, si mbrojtës qendre, mesfushor, anësor, sulmues. E ndjeje që do jetë diçka e veçantë”.

“Të gjithë e kemi pritur që Bruno do e arrinte këtë nivel. Si shok i tij ja njoh shumë mirë mentalitetin”.

“Bruno gjithmonë mendonte, ‘Une jam më i miri, unë mund t’ia dal’. Diferenca mes Bruno-s dhe të tjerëve, është vendosshmëria që ka”.

Trajneri i tij te të rinjt e Boavista-s, ish-kapiteni i klubit, Martelinho, e kujton një të ri që gjithmonë donte të mësonte, por gjithmonë shprehte aftësitë e tij prej lideri, siç po bën tani te United.

“Kur i jepja atij këshilla dhe ndihmë, ai gjithmonë përgjigjej me mendim të tij, por gjithmonë me respekt”, thotë Martelinho, i cili qartë e mbanë mend një goditje dënimi që Fernandes kishte shënuar në minutën e 90-të për skuadrën e U19 të Boavista-s përballë Feirense.

“Në atë kohë, ai ishte një lidër. Ai ishte shumë kërkues me veten e tij dhe me shokët e skuadrës. Ishte një fëmijë i urtë, ai pëlqente të dëgjonte të vjetrit dhe jetonte për familjen e tij.”

Me Boavista-n në problem financiar dhe pa yje për të ardhmen, lëvizja te Novara ishte e mençur.

Do thonte që ai do humbte pak kohë nga skuadra e të rinjve të kombëtares, por, ai kishte nevojë të përshtatej me një klub dhe shtet të ri.

Ai shumë shpejtë tregoi se cilat janë kualitetet e tij të vërteta dhe fitoi mundësinë të luante në skuadrën e parë.

Performancat e tij i siguruan një lëvizje te Udinese e Serie A.

Kur ai u kthye në Portugali për të luajtur me shtetin e tij, ndryshimi ishte i dukshëm, Bruno nga një djalë, ishte shndërruar në një burrë.

“E njihja Brunon që më parë, e dija që do rritej të bëhej lojtar i mirë”, tha Pacienca, “por, kur u kthye, unë thash, ‘o zot, ky djalë është i pabesueshëm’”.

“Ai erdhi më i fortë – diçka ndryshoi nga koha kur ai ishte 18/19 vjeç. Ishte ai kohë kur ne e ndjemë që Bruno është në tjetër nivel”.

Fernandes do ishte kapiten i Portugalisë në evropianin U-21 të vitit 2017, krahë futbollistëve si Joao Cancelo dhe Ruben Neves.

“Ka shumë llojë liderësh, disa që flasin, disa që japin shembull për të ndjekur dhe disa që të inkurajojnë – Bruno është një përzierje e të trijave” shprehet Pacienca.

“Ai është një lider natyral për shkak të kualitetit të tij të lartë, ai gjithmonë e shtynë skuadrën përpara. Nuk është normale për një mesfushor, një numër tetë ose dhjetë, ta bëjë këtë siç e bënë Bruno. Ai nuk është një lloj lideri si John Terry ose Paolo Maldini”.

“Bruno është një djalë qesharak, dikush që gjithmonë bënë shaka me secilin. Ai është kapiten për shkak të kualitetit të tij. Njerëzit e shohin atë në stërvitje dhe në fushë, ai gjithmonë flet shumë. Mendoj që ky është një ndër sekretet e viteve të fundit”.

Më gjithë përparimin e ti, Bruno ishte shumë largë të qenit yll.

Ai do largohej nga Udinese, për t’u bashkuar me Sampdoria-n, para se të kthehej në vendlindje pesë vite para pesë vite pas largimit.

Në vitin 2017, Bruno më në fund do luante ndeshjen e parë profesionale në Portugali, me Sportin Lisbon-ën.

“Në Portugali, Bruno asnjeherë nuk u trajtua me shumë rëndësi për kohën e tij të Udinese”, shton Pacienca, “por kur erdhi, ata të gjithë ishin, ‘oh, wow’”.

“E mbaj mend ndeshjen e tij përballë Vitoria-s, e para me Sporting, të gjithë ishin, ‘oh, wow, kush është ky’?

Në 2018, Bruno dhe disa futbollist të Sporting e shkëputën kontratën me klubin, për shkak se fansat e klubit i sulmuan pasi dështuan të kualifikoheshin në Champions League.

Peseiro, një ish-asistent te Real Madrid, u sjell për të ngjitur bashkë një ekip të thyer, me Fernandes që tregoi karakterin e tij duke u rikthyer në klub dhe duke pranuar të njejtën pagë si më parë, deri sa tjerët kërkonin rritje.

“Bruno gjithmonë shkonte të shihte ndeshjet e të rinjve”, tha Peseiro “ai pëlqente të shihte futboll më shumë se të tjerët. Ai dëshironte të shihte lojtarët e rinjë, dhe pak a shumë t’i mësonte ata.”

“Ai dëshiron të stërvitet shumë, më shumë se që duhet, trajneri duhet të thotë ‘Bruno, ndalo!’, ai jeton për futbollin”, mbylli Peserio.

Edhe pse është i kërkuar nga e gjithë bota dhe një përfaqësues i rregulltë për Portugalinë, etika e punës së Bruno-s nuk ka ndryshuar.

Te Sporting ai shënoi 39 gola në 83 ndeshje nga mesfusha, por ai stërvitej më shumë se gjithkush tjetër.

Kur Fernandes iu bashkua United-it për 47 milionë funte 13 muaj më parë, shumë pak e parashikuan impaktin që ai do kishte.

Në 40 ndeshjet e para në Premier League, Bruno kontribuoi në 40 gola, 23 gola dhe 17 asiste.

Një shifër kjo më e lartë se çdo lojtar tjetër i Manchester United në të njejtën periudhë ndeshjesh.

23 golat e tij kanë qenë vendimtare në 15 pikë për United, vetëm Salah kontriuoi në më shumë pikë (18).

Nga shkurti i vitit 2020 vetëm pesë lojtar kanë shënuar më shumë se Bruno:

Lewandowski (57), Ronaldo (43), Lukaku (40), Haaland (38), Messi (36).

Bruno ka shënuar 34 gola.

Jo keq për një futbollist që nuk është sulmues.

“As Ronaldo nuk ishte i njejtë, kur ai erdhi te United ai kishte nevojë për më shumë kohë”.

“Gjithkush duhet të jetë krenar me të dhe unë nuk po flas si shok i tij, por si fans i Portugalisë dhe futbollit” thotë Pacienca.

Shoku i Bruno-s e mbyll, “Bruno nuk do ndryshojë asnjëherë, ai është i njëjti njeri, por me më shumë para”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore