Euro 2020

Formacionet zyrtare, Suedia përballë Ukrainës


Suedia do të përballet me Ukrainën, në ndeshjen e fundit të fazës së 1/8-ve në Kampionatin Evropian.

Dy skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, aty ku i pret Anglia.

Trajneri i Suedisë, Jann Anderson, ka bërë një ndryshim në formacionin startues për dallim nga ndeshja e fundit, ku nga minuta e parë, ndeshjen do ta nisë futbollisti i Juventus-it, Dejan Kulusevski.

Ndërsa trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, për dallim nga ndeshjet e kaluara, këtë radhë do të startojë me formacionin 4-3-3.

Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Larsson, Olsson, Ekdal, Frosberg; Kulusevski, Isak.

Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko; Zinchensko, Stepanenko, Sydorchuk; Shaparenko, Yaremchuk, Yarmolenko.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore