Boterori 2022

🔴LIVE: Portugali – Uruguai


PĂ«rfundon ndeshja.


90+4’ GOOOOOL! Shënon Bruno Fernandes.


90’ Penallti për Portugalinë. Pas rishikimit në sistemin VAR, gjyqtari akordon penallti.


82’ Zëvendësim i trefishtë te Portugalia. Largohen Ronaldo, Felic dhe Carvaliho. Në vend të tyre hyjnë Nunes, Palinha dhe Ramos.


81′ Uruguai merr kontrollin e lojĂ«s. KombĂ«tarja amerikano-latine Ă«shtĂ« duke kĂ«rcĂ«nuar vazhdimisht, derisa portugezĂ«t po arrijnĂ« tĂ« mbrohen.


78’ Luis Suarez humbet një mundësi shumë të mirë për ta barazuar rezultatin. Nga afër nuk e qëllon portën.


77’ Joao Felix ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në Luis Suarez.


75’ Rast i artë për Uruguain. Maximiliano Gomez lëshon një goditje të fortë, por ndalet nga shtylla.


72’ Zëvendësim i dyfishtë te Uruguai. Luis Suarez dhe Maximiliano Gomez inkuadrohen në lojë, kurse dalin Darwin Nunez dhe Edinson Cavani.


69’ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Ruben Neves, në vend të tij hyn ylli i Milan-it, Rafael Leao.


Megjithatë, goli i regjistrohet Bruno Fernandes-it, Ronaldo duket se nuk e ka prekur topin.


Në moshën 37 vjeç e 296 ditë, Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti më i vjetër në moshë që shënon gol në Kampionat Botëror.


62’ Zëvendësim i dyfishtë te Uruguai. Largohen nga loja Diego Godin dhe Matias Vecino. Në vend të tyre hyjnë Giorgian de Arrascaeta dhe Facundo Pellistri.



54’ GOOOOOOL! Portugalia shënon.

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol të bukur me kokë pas asistimit të Bruno Fernandes.


52′ Rast i mirĂ« pĂ«r PortugalinĂ«. Joao Felix pati njĂ« mundĂ«si tĂ« mirĂ« pĂ«r ta zhbllokuar rezultatin, por goditja e tij u ndal vetĂ«m nga rrjeta e jashtme.


Ronaldo vs Bentacur.


Fillon pjesa e dytë.


Përfundon pjesa e parë. Portugalia ishte më kërkuese, derisa nuk munguan rastet edhe për Uruguain.


44′ Mathias Olivera i Uruguait ndĂ«shkohet me karton tĂ« verdhĂ« pa nevojĂ«. Ai goditi topin edhe pse gjyqtari tha qĂ« loja tĂ« ndalet.


42’ Zëvendësim i detyruar te Portugalia. Nuno Mendes dëmtohet dhe detyrohet ta lërë fushën e lojës, në vend të tij hyn Raphael Guerreiro.

Zgjat vetëm 40 minuta debutimi i Mendes në Kupën e Botës.


32’ Rast i artë për Uruguain. Rodrigo Bentacur bën një depërtim fantastik në zonën e Portugalisë, por në momentin e fundit nuk arriti ta mposht portierin portugez.


30’ Kaluan gjysmë ore lojë që nga fillimi i ndeshjes. Portugalia ka qenë më kërkuese dhe gjithashtu ka rrezikuar më shumë portën e uruguaianëve.


16′ Rodrigo Bentancur rrezikon tĂ« pĂ«rjashtohet nga ndeshja. Ă‹shtĂ« i vetmi futbollist i ndĂ«shkuar me karton tĂ« verdhĂ«, derisa rrezikon edhe tĂ« dytin me lojĂ«n e ashpĂ«r qĂ« Ă«shtĂ« duke e zhvilluar nĂ« mesfushĂ«.


15′ KalojnĂ« 15 minuta lojĂ«. Dyja skuadrat nuk kanĂ« pasur ndonjĂ« rast shumĂ« tĂ« mirĂ«, derisa Portugalia e kishte njĂ« mĂ« serioz me anĂ« tĂ« William Carvaliho.


6′ Kartoni i parĂ« nĂ« ndeshje. Rodrigo Bentancur i Uruguait ndĂ«shkohet pasi ndĂ«rhyri ashpĂ«r nĂ« Ruben Dias.


Me 39 vjet e nëntë muaj, Pepe është futbollisti më i vjetër në moshë në këtë Kampionat Botëror!


Gjyqtari iranian, Faghani, jep shenjë për fillimin e ndeshjes. Të parët me topin luajnë Uruguai.


Edhe Uruguai ka bërë ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Koresë së Jugut.

Luis Suarez nuk do të startojë, por vendin e tij do ta marrë Edinson Cavani në sulm.

Guillermo Varela do të luajë në sulm së bashku me Nunez dhe Cavani-n.

Ndërsa Sebastian Coates do të jetë në qendër të mbrojtjes dhe futbollisti i Atletico Madrid-it, Jose Maria Gimenez do të luajë në krah.


Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka bërë dy ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e kaluar.

Rikthehet në qendër të mbrojtjes Pepe, në vend të Danilo Pereira që ishte në ndeshjen e kaluar.

Otavio nuk do të luajë në mesfushë, vendin e tij e ka marrë William Carvalho.


Kryendeshja e ditës në Kupën e Botës do të zhvillohet në “Lusail Stadium”, ku do të ballafaqohen Portugalia me Uruguain.

Skuadra evropiane triumfoi në sfidën e parë 3:2 ndaj Ganës, kurse Uruguai luajti baras 0:0 ndaj Koresë së Jugut.

Me fitore eventuale, Portugalia do të kualifikohet në të tetën e finales, derisa me çfarëdo rezultati tjetër mbetet në garë.

Në anën tjetër, Uruguai duhet ta fitojë këtë ndeshje, në të kundërtën do të komplikohen punët për kalimin e grupeve.

Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Diego Alonso i kanë caktuar taktikat dhe kanë vendosur për lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes; Neves, William Carvalho; Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Felix; Cristiano Ronaldo.

Uruguai: Rochet; Coates, Godin, Gimenez; Varela, Bentancur, Vecino, Olivera; Valverde; Cavani, Darwin Nunez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore