Auto

Zjarri në Renesas, problem në furnizimin e gjysmëpërçuesve


Rënia e zjarrit në një nga pajisjet e gjysmëpërçuesve të kompanisë prodhuese, Renasas Electronics, mund të ketë një ndikim të madh në furnizimin e tyre te kompanitë e automjeteve.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, zbulon se kompanisë më të madhe të gjysmëpërçuesve automobilistik, ju desh të ndalonte prodhimin në një fabrikë japoneze pas shpërthimit të zjarrit në një nga zonat kritike të krijuara për të mbajtur papastërtitë nga ndotja e tyre.

Kryetari kryesor ekzekutiv i kompanisë, Hidetoshi Shibata, ka treguar se Renesas synon të rifillojë prodhimin në fabrikë brenda një muaji.

Mirëpo, duke qenë se objekti ishte jashtë linje për afro një muaj, nuk mund të shmangeshin humbjet në të ardhura. Ato janë llogaritur të jenë 156 milionë dollarë.

Zjarri i rënë në fabrikë mund të përkeqësojë situatën e vështirë të furnizimit me gjysmëpërçues për shkak se prodhuesit global të automjeteve po luftojnë për të mbajtur linjat e montimit në funksion të mungesës së tyre. Kjo në kuadër të rritjes së kërkesës për laptopë, tableta dhe pajisje elektronike shtëpiake gjatë pandemisë.

Në Japoni, Renesas ka struktura prodhimi në gjashtë vende ndërkohë që ndërtesa e quajtur N3 ku shpërtheu zjarri është fabrika që prodhon modelet 300 milimetërsh. Kjo njësi e kompanisë do ta kthente atë në një nga linjat më të përparuara të saj.

Në vitin 2019, Renesas u klasifikua si prodhuesi i tretë më i madh i silicit të automjeteve. Ndër klientët e tij më të mëdhenj është edhe Toyota Motor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore