Lajme

Zelensky bën “rokadë” ambasadorësh


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zëvendësuar një mori ambasadorësh ukrainas në vende të ndryshme si Gjermania, Republika Çeke, Hungaria, Norvegjia dhe India, Sri Lanka dhe Bangladeshi.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e Presidencës, përmes një deklarate zyrtare të shtunën e 9 korrikut.

Arsyeja për këtë ndryshim – nëse është një rishpërndarje rutinë periodike e diplomatëve – apo diçka tjetër, është e paqartë në këtë fazë.

Ndryshimi që ka të ngjarë të tërheqë më shumë vëmendjen është ai i ambasadorit të Ukrainës në Berlin, Andriy Melnyk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore