Përballje

Young hesht Madison Square Garden dhe Harris i jep fitoren e parë 76ers


Ndeshja më e zjarrtë e të dielës ishte ajo mes New York Knicks dhe Atlanta Hawks, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 105:107.

Pas tetë vjetëve pritje, palestra e Knicks, Madison Square Garden, u pushtua nga tifozët të cilët po brohorisnin për lojtarët e New York-ut.

Shumë brohoritje dhe ofendime u dëgjuan, por Trae Young ishte ai i cili i heshti të gjithë tifozët e Knicks, duke shënuar për të fituar ndeshjen në sekondat e fundit.

Young irritoi të gjithë tifozët pasi ai komentoi gjuajtjen e fitores duke thënë “Është shumë qetë këtu”.

Reagimi i Trae Young pas gjuajtjes së fitores

Alec Burks dhe Derrick Rose ishin fantastik te Knicks, por ato nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen e parë të playoff në tetë vitet e fundit.

Më të dalluarit te Hawks ishin Trae Young ne 32 pikë dhe Bogdan Bogdanovic me 18 pikë.

Më të mirët te Knicks ishin Alec Burks me 27 pikë dhe Derrick Rose me 17 pikë.

Ndeshje me dramë ishte edhe mes Washington Wizards dhe Philadelphia 76ers e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.

76ers fituan ndeshjen me rezultat 118:125.

Westbrook i cili ka pasur një impakt fantastik në ndeshjet e fundit të Wizards, nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Tobias Harris i 76ers pati një performancë brilante, ku kontribuoi me 37 pikë në ndeshjen e parë të playoff-it.

Në radhët e Wizards, Beal ishte më i miri, por performanca e tij nuk ishte e mjaftueshme për një rezultat pozitiv.

Më të mirët te 76ers ishin Tobias Harris me 37 pikë, Joel Embiid me 30 pikë dhe Ben Simmons me 6 pikë, 15 kërcime e 15 asistime.

Më të dalluarit te Wizards ishin Bradley Beal me 33 pikë e 10 kërcime dhe Russell Westbrook me 16 pikë e 14 kërcime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore